Hydro Energy Sotira

HYDRO ENERGY SOTIRA ose e quajtur Hidrocentrali Sotirë është ndërtuar në përroin e Sotirës, në rrethin e Gramshit. Emri i hidrocentralit vjen nga Ujëvara e Sotirës (e gjendur në fshatin Sotirë), që ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit.

Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Hec – Sotirë është hidrocentral rrjedhës.

Hidorocentrali Sotirë është projektuar, ndërtuar, vënë në punë,  administruar dhe aktualisht mirëmbahen nga shoqëria me një impakt ambiental minimal.
Natyra në fshatin Sotirë të Gramshit vazhon të jetë e paprekur nga dora e njeriut, duke e kthyer në një destinacion shumë të preferuar turistik pasi HEC-i i ndërtuar nuk ndikon në florën dhe faunën e fshatit.

Play Video

Energji e Pastër

Energjia e prodhuar nga impiantet hidroelektrike është një energji e pastër dhe e rinovueshme. Kjo energji Green është një alternativë shumë më e mirë se ajo që prodhohet nga centralet termoelektrike. (djegie fosile)
Sotirë 1 ka një fuqi të instaluar 1600 kW dhe prodhim mesatar vjetor i energjisë elektrike prej 6.5 kWh.
Sotirë 2 ka një fuqi të instaluar 500 kW dhe prodhim mesatar vjetor i energjisë elektrike prej 2.1 kWh.

Disa nga veçoritë e HEC Sotirë janë

Tubacioni i presionit është 4.8 km

Tubi i Turbinës : Pelton Vertikale me 5 hundëza

I përbërë nga 2 Turbina

Fuqia e instaluar : 2 x 1.2 MW

Galeri